Nis procedurat për heqjen e mandatit të Nikolla Gruevskit

16:10 | 14/05/2019

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut në arrati, Nikola Gruevski ka 6 muaj mungesë të paarsyeshme në kuvend, duke plotësuar kushtin që t`i hiqet mandati i deputetit. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, që nesër mund të njoftojë Komisionin e Mandateve dhe Imuniteteve për të filluar procedurën për shkarkimin e tij nga posti i deputetit.

Nikolla Gruevski mungoi gjashtë muaj në seancat e Kuvendit, pa arsye, dhe kjo e përmbush kushtin ligjor që të informohet komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit nga a e kryetarit të Kuvendit për mungesën e tij dhe të niset procedura për heqjen e mandatit.

Këtë e kërkojnë edhe deputetet e shumicës, Muhamed Zekiri dhe Frosina Remenski.

Muhamed Zekiri deputet i LSDM: “Është detyrim i kryetarit të Kuvendit që ta thërras seancën dhe pikën ta vë në rend të ditës për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit sepse kështu e kërkon ligji.  A do të ketë, apo jo 80 vota atë do ta shohim… Ata që duan ta mbrojnë ende Gruevskin, le të votojnë kundër marrjes së mandatit, por duhet të shihet se kush është për t’iu marrë mandati e kush është kundër”.

Nga VMRO DPMNE nuk përgjigjen se a do të votojnë për marrjen e mandatit.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit thonë që Gruevskit i kalon sot afati gjashtë mujor, e që nesër kryetari Talat Xhaferi do ta informoj kryetarin e Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit, e komisioni vendos se a do të shkohet në plenum. Për t’ia marrë mandatit Gruevskit, nevojiten dy të tretat e votave./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono