Nis në Tiranë “Forumi Global për Pensionet Private”, synimet e AMF-së

14:32 | 07/11/201914:320

Forumi Global për Pensionet Private “Zhvillimi dhe mbikëqyrja e marrëveshjeve për fondet e pensioneve” nisi punimet sot, më 7 nëntor 2019, në Tiranë.

Forumi organizohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Pensioneve, (IOPS) dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Në forumin më të madh për tregjet financiare të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri marrin pjesë përfaqësues nga autoritetet rregullatore dhe mbikëqyrëse, ekspertë të nivelit të lartë nga industria e fondeve private të pensionit nga vendet anëtare të të
dyja organizatave OECD dhe IOPS.

Në fjalën e mbajtur në nisje të punimeve, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare,  Ervin Koçi theksoi se për Autoritetin është privilegj dhe përgjegjësi e lartë organizimi i Forumit Global të Pensioneve Private për herë të parë në Tiranë.

Aktivitete të këtyre përmasave përveç shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira midis rregullatorëve të tregjeve financiare shërbejnë më së miri për të promovuar Shqipërinë në Botë, tha ai.

“Kjo është konferenca më e rëndësishme dhe me pjesëmarrjen më të madhe për tregjet financiare që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Dhe kjo do të thotë shumë për Autoritetin dhe politikbërësit ku në bashkëpunim kemi një projekt ambicioz për zhvillimin e tregut të kapitaleve, specifikisht edhe për tregun e
pensioneve.

Si objektiv të përbashkët synojmë të kalojmë nga një treg modest i pensioneve private në një treg të konsoliduar nën një mbikëqyrje të kujdesshme në funksion të rritjes së mirëqënies dhe zhvillimit të tregut, duke e kthyer atë në një aset për ekonominë,” u shpreh Koçi.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u ndal te rëndësia e zhvillimit të tregut të pensioneve private, në funksion të rritjes së mirëqënies për qytetarët dhe largimit të presionit nga skema shtetërore e pensioneve.

Forumi u përshëndet nga presidentja e sapozgjedhur e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Pensioneve (IOPS), Helen Rowell, e cila u votua në Shqipëri nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për një mandat 2-vjeçar dhe Sekretari i
Përgjithshëm, Andre Laboul.

Temat kryesore që do të trajtohen në Forum përgjatë dy ditëve të punimeve të tij, lidhen me: Reformat e pensioneve në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore gjatë 20 viteve të fundit; Zhvillimet e qëndrueshme për fondet e pensioneve:

çështje të politikave rregullatore dhe mbikëqyrëse; Hartim i mirë i planeve të pensioneve me kontribut të përcaktuar: Udhëzuesi i OECD; Mënyra për të ndërtuar dhe mbikëqyrur marrëveshjet e pensioneve të mbështetura nga punëdhënësi; Fondet e pensioneve dhe ndërthurja me tregun e kapitaleve.

Forumi Global i Pensioneve Private do të vijojë punimet edhe gjatë ditës së nesërme, 8 nëntor.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono