Nis në Pekin forumi i dytë për bashkëpunimin ndërkombëtar

23:11 | 25/04/201923:110

Ka nisur punimet në Pekin forumi i dytë për bashkëpunimin ndërkombëtar mbi nismën “Një brez, një rrugë”. Pjesëmarrës janë mbi pesë mijë përfaqësues nga më shumë se 150 vende dhe 90 organizata ndërkombëtare.

Forumi i dytë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar mbi “Një brez, një rrugë” nisi punimet të enjten në kryeqytetin e Kinës, Pekin, duke tërhequr mbi 5 mijë përfaqësues nga mbi 150 vende dhe mbi 90 organizata ndërkombëtare. Pas zhvillimit të vrullshëm të dy viteve të fundit, nisma është shndërruar në platformën më të madhe të bashkëpunimit ekonomik propozuar nga pala kineze.

Sipas Bankës Aziatike të Zhvillimit, rajonit aziatik i duhen të paktën 26 miliardë dollarë investime në infrastrukturë nëse synon ruajtjen e nivelit të tanishëm të rritjes. Ndërkohë, studiuesit e kolegjit amerikan “Uilliam and Meri”, pasi bënë një krahasim mbi imazhet satelitore, vërtetuan se projektet e përfshira në nismën “Një brez, një rrugë” po ushtrojnë ndikime pozitive jo vetëm në zonat përkatëse, por edhe në rajonet e tjera.

Këto studime tregojnë se në kohën kur ndërtimi i infrastrukturës botërore ka mangësi të mëdha, nisma e Kinës është pa dyshim një kanal efektiv për garantimin e rritjes së qëndrueshme botërore. Shumë analistë theksojnë se tani dyshimet për nismën e Kinës janë mendime të prapambetura. Sipas tyre, ajo që ka më shumë rëndësi është se si të hipim sa më parë në këtë tren të shpejtë drejt lulëzimit dhe si të ndërtohen rrugë drejt zhvillimit.

Në forumin e dytë të kësaj nisme, ngritja e cilësisë së zhvillimit është bërë fokusi dhe synimi kryesor. Ndërsa, studiuesit e Universitetit amerikan “Djuk” përmendën në një raport të këtij viti, se një prirje mjaft frymëzuese është angazhimi i disa ndërmarrjeve të mëdha kineze për zbatimin e standardeve më të rrepta të mjedisit, të hartuar nga organizatat joqeveritare dhe shoqatat profesioniste.

Ky fenomen tregon se gjatë zbatimit të nismës “Një brez, një rrugë”, Kina po luan një rol reformues, duke ndihmuar vendet partnere të ndryshojnë modelin e zhvillimit ekonomik drejt vazhdueshmërie.

Ndërkohë, gjatë zbatimit gjashtëvjeçar të nismës, disa vende të zhvilluara, pavarësisht se nuk nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me palën kineze, po ofrojnë shërbime në fushën e konsulencës, ligjore, financiare madje janë bërë pjesëmarrëse aktive në projekte të ndryshme.

Ky lloj bashkëpunimi ka kontribuuar në rritjen e nivelit të kryerjes së nismës, duke hedhur gjithashtu bazë të shëndoshë për thellimin dhe zgjerimin e partneritetit në të ardhmen./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono