Nis edicioni i 11 i Maratonës së Këngës Popullore

19:21 | 09/07/201919:210

Maratona e këngës, eventi më masiv dhe më i suksesshëm i stinës së verës ka filluar mbrëmë në qytetin e Durrësit. Këtë vit ky spektakël udhëtues shënon edicionin e 11. Qyteti antik, ka pritur në sheshin e Bashkisë organizatorët e tij, stafin e promotor te Televizionit Klan, në një mbrëmje të veçantë ku u priten dhe performuan jo pak por plot 30 artistë. Si gjithmonë kryefjala e kësaj feste ka qenë kënga, hitet e sezonit, dhe ritmet e këngëve të njohura.

Interes si asnjëherë tjetër, edicioni i 11 i Maratonës ka sjellë para qytetarëve të Durrësit por edhe pushuesve të shumtë, emrat e famshëm të skenës nga gjithë Shqipëria, duke filluar nga Ylli Baka, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Valbona Mema, Eli Fara, Irma Libohova si dhe atyre më të rinj por jo më pak të suksesshëm si Era Rusi, Silva Gunbardhi, Rovena Ibrahimi, Devis Xherahu, Marjola, që prej disa vitesh janë pjesë e këtij eventi, kanë bërë të argëtohen mijëra të rinj e spektatorë të rastësishëm, secili me preferencat e shijet e veta muzikore, që me ovacione e duartrokitje të tejzgjatura nuk kanë rreshtur së kënduari e së kërcyeri deri në mesnatë.

Ky ishte stacioni i parë i Maratonës këtë vit, që ka filluar për së mbari duke grumbulluar mijëra e mijëra shikues, dhe që pritet t’i japë freski dhe atraksion shesheve të qyteteve e turizmit të kësaj stine të ngarkuar verore.

Tv Klan


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono