Tërhiqet qeveria para studentëve

13:01 | 06/12/2018

Tërhiqet qeveria pas protestave të studentëve në disa rrethe të vendit. Pak pas mesditës, ministrja e arsimit Lindita Nikolla deklaroi për mediat se neni 4 i VKM së qeverisë që përcaton tarifë për provimet e mbartura do shfuqizohet menjëherë.

Nikolla: “Pas vendimarrjes suaj qeveria do të abrogojë këtë vendim,  pra do hiqet neni 4 dhe nuk do ketë koto shtesë për studentët përsëritës që mbartin provimet nga një vit i mëparshëm.

Kërkesa e dytë e studentëve është me dëshirën që ata kanë për të pasur përfaqësues të tyre në bordet e administrimit. Patjetër ne duhet të bëjmë atë që kemi detyrim, që vendimarrjet e bordeve të adminsitrimit dhe mbledhjet  të jenë të hapura për studentët. Unë jam e hapur që nëse më sillni një vend të BE, apo një vend të zhvilluar demokratik ku në borde administrimi ka përfaqësi studentësh, patjetër jam e hapur të ndryshojmë ligjin dhe ta bëjmë të mundur edhe në Shqipëri.

Kërkesa tjetër ka të bëjë më përsimirëismin e kushteve në konvikte.  Kjo qeveri mundëson 18 milionë euro në Qytetin Studenti ku akomodohen studentët.

Kërkesa tjetër lidhet me përgjysmimin e tarifave të studimit në universitet publike. Qeveria nuk bën as ulje, as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet ato që përcaktojnë tarifën dhe kuotat e studimit dhe kriteret e pranimit në universitet”./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono