Nikolla: Grup pune për 3 kërkesat e tjera të studentëve

14:44 | 06/12/2018

Pas mos tërheqjes së studentëve edhe pas plotësimit të heqjes së tarifës për provimet e mbartura, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla  në një dalje të dytë për mediat informoi se do të ngrihet një grup pune me përfaqësuesit e këshillave studentorë për plotësimin e 3 kërkesave të tjera.

“Presim angazhim të studentëve për modernizimin e arsimit të lartë. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion kishte te studentët. Më shumë se rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM, kjo protestë ia vlejti për të ngallur refleksion dhe shërbeu si katalizator për debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë që për kërkesat një, dy e katër të ngrihet një grup pune me përfaqësuesit e këshillave studentorë”. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono