Nikolla: Dola sepse më thirrën, por u refuzova

15:54 | 08/12/201815:540

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur habinë e saj për arsyen përse studentët protestojë dhe nuk dialogojnë. Pas momentit kur gjatë protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, Nikolla doli në rrugë por u zmbraps nga brohoritjet e studentëve, duke u kthyer edhe njëherë në ambientet e ministrisë, shefja e dikasterit të arsimit komunikon përmes postimit në rrjete sociale se sipas saj puna e mbarë nuk bëhet me ultimatume dhe se problemet komplekse të Universitetit nuk zgjidhen me kërkesa ultimative.

Ministrja argumenton se arsyeja përse doli mes studentëve ishte thirrja e tyre “Lindita dil në shesh” por ata e refuzuan. Sipas Nikollës kjo nuk është as e dobishme dhe as e drejtë për ata që nuk kanë axhendë tjetër veç kërkesave të studentëve. Ministrja përfundon reagimin duke pyetur studentët kur do të ulen të flasin për problemet dhe të bashkërendojnë forcat për të adresuar zgjidhjet./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono