Nikola Gruevski dorëhiqet nga posti i deputetit

16:10 | 01/06/2019

Ish-Kryeministri i Maqedonisë dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së në arrati Nikolla Gruevski, ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit. Ai njoftoi vendimin nëpërmjet profilit të tij në Facebook dhe tha se do të informojë zyrtarisht parlamentin në ditët e ardhshme.

Ish-Kryeministri Nikola Gruevski, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se tërhiqet nga funksioni deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Gruevski në këtë letër thotë se qëllimi për t`ia marrë legalisht mandatin është i parealizueshëm edhe sipas Kushtetutës, rregullave ndërkombëtare, por sic thotë, edhe mos nënshtrimit ndaj presioneve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ish-Kryeministri Gruevski ka paralajmëruar se ditëve në vijim zyrtarisht do të njoftohet edhe Parlamenti.

Nikola Gruevski: “Edhe pse drejtësia, Kushtetuta dhe dokumentet ndërkombëtare janë në anën time, unë nuk do të lejoj që partia dhe deputetët tanë, për shkak meje dhe mandatit tim të jenë të ekspozuar çfarëdo presionesh, propagandës së rrejshme dhe të linçimit mediatik nga ana e pushtetit. Nuk dua që më tutje t`u jap mundësi LSDM-së, që duke shfrytëzuar këtë temë t`i shmang debatet për çështje thelbësore dhe probleme që janë në interes të popullit”.

Paralajmërimi i kriminelit të dënuar Nikola Gruevskit se do të dorëhiqet nga funksioni I deputetit, ka konfirmuar lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me Mickoskin. Në këtë mënyrë ka reaguar nga LSDM-ja, duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja po udhëhiqet nga Budapesti. Socialdemokratët bëjnë thirrje që deputetët nga radhët e opozitës që janë të akuzuar në procese gjyqësore, siç janë Trajko Veljanovski, Tarçullovski dhe Milloshoski të japin dorëheqje për shkaqe morale dhe juridike.

Vendimet e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, sjellja e Mickoskit dhe e deputetëve të kësaj partie në Komisionin për Çështje të Mandateve dhe imuniteteve, që nuk votuan për marrjen e mandatit, është me urdhër të Gruevskit dhe në koordinim të drejtpërdrejtë me Mickoskin.

Komisioni për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit me pesë vota “për” dhe asnjë “kundër” e të “përmbajtur” të mërkurën I propozoi Kuvendit që t`I meret mandate Gruevskit I cili gjashtë muaj pa arsye mungon nga puna. Seanca plenare për këtë çështje duhet të mbahet javën e ardhshme dhe do të jetë përpjekja  e dytë për marrjen e mandatit, ku nevojitet shumica prej dy të tretave. Nëse Gruevski me të vërtetë dorëhiqet, kjo do të jetë dorëheqja e dytë në Kuvend në afat prej një muaji. Paraprakisht u dorëhoq deputeti Pavle Bogoevski./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono