Niko Peleshi në ABC News: Shqipëria me 12 muaj turizëm. Opozita fokusohet tek sajesat


21:05 | 30/08/2018

I ftuar në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi. Një diskutim mbi ngjarjet më të rëndësishme aktuale në vend.

Fillimisht ai shprehu mendimin e tij për rastin e sulmit të gazetares Klodiana Lala, duke thënë se lufta ndaj krimit të organizuar është një proces që nuk ka një fillim dhe një fund dhe se sa më shpejt do të zbardhen dhe autorët e ngjarjes.

Ministri Peleshi u shpreh se tashmë synohet që Shqipëria të ketë 12 muaj turizëm me anë të agroturizmit, për shkak të mozaikut natyror që ne kemi. Gjithashtu do ketë dhe shërbime të ndryshme për të tërhequr turistët. Në lidhje me përmirësimin e kushteve turistike ai u shpreh se duhet të përmirësohemi në aspektin e tregtimit të produkteve tradicionale, pasi jemi foshnjorë në këtë drejtim dhe pse përmirësime të mëdha janë bërë. Synohet që të ndërtohen inkubatorë ku ftohen fermerë që të reklamojnë produktet e tyre.

Fermerët do të kenë një treg të ri për të krijuar një kanal tjetër më anë të agroturizmit, kështu duke çuar tregun tek prodhuesi. Peleshi rrëfeu se janë zgjedhur 100 fshatra ku do të zhvillohet një program për të ndërtuar disa modele, ku 100 të rinj do punojnë për të hartuar disa ide të cilat do të zbatohen në lidhje me përmirësimin e kushteve të aspektit bujqësor aktual.

Në lidhje më sigurinë ushqimore, ministri falenderoi mediat për denoncimin e rasteve të abuzimeve ushqimore. Ai falenderoi drejtorin e AKU-së për punën e pakompromistë që ka bërë në vendosjen e një standardi për shkelësit. Sasia e produkteve të bllokuara nga qershori në gusht arrin në 106.6 ton.

Sipas tij: “Fermerët shqiptarë përdorin shumë më pak pesticide dhe spërkatje kimikatesh se sa vendet e BE-së, për shkak se ata nuk kanë mundësi ekonomike për ti blerë ato. Produktet shqiptare janë ndër më të pastrat sepse bazohen në traditë. Do ndëshkojmë shumë ashpër rastet e shitjes së produkteve jashtë datës së skandencës”.

Ai këshilloi që të kryhen blerje nëpër institucionet e licensuara sepse janë produkte të garantuara. Për sezonin e ardhshëm politik, Peleshi u shpreh se ky do të jetë një sezon i një politike të nxehtë. “Opozita është e fokusuar tek sajesat, shpifjet dhe tek gjuha e ulët politike”.
Ai mendon se me opozitën nuk po shkohet drejt një vullneti për bashkëpunim duke mos gjetur forcat e brendshme për të ndërtuar një vijë të kuqe përtej së cilës të ndodhen interesat e përbashkëta kombëtare./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono