Ngujohen një grup studentësh tek Ekonomiku

15:21 | 11/01/2019

Një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë vijojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda mjediseve të fakultetit që nga dita e djeshme. Ata pretendojnë se janë dhunuar nga forcat e policisë që shkuan për t’i nxjerrë jashtë, por janë të vendosur të mos dalin deri në plotësimin e kërkesave të tyre. 

Një grup studentësh te Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, vijojnë të qëndrojne brenda mjediseve të ndërtesës që nga mbrëmja e së enjtes. Të premten në mëngjes grupi i studentëve është përplasur me forcat e policisë teksa kanë tentuar të bllokojnë hyrjen e godinës me karrige, por s’janë lejuar.

Studentët kanë akuzuar administratorin e Fakultetit të Ekonomisë se ka sjellë forcat e policisë në ambientet e fakultetit për të ndërprerë protestën e tyre, por administratori e mohoi një gjë të tillë.

Studentët e fakultetit të Ekonomisë pretendojnë se janë dhunuar nga policia në ambientetet e fakultetit.

“Nuk besoj se një mbledhje në Rektorat është më e rëndësishme se jeta e një studenti. Le ta përcaktojë ai rëndësinë e aktit përndryshe le të mbajë përgjegjësi”, u shpreh një student.

“Turp t’iu vijë si do u vinte nëse fëmija i tyre do ishte këtu”, tha një studente.

“Ka qenë kërcënimi i parë që në mëngjes kur u munduam që të hyjmë në fakultetin tonë. Askush nuk na ndalon dot të hyjmë në fakultet bashkë me një kompani sigurimi”, tha një tjetër.

“Jo vetëm që ka pasur presion, por ka pasur dhunë të pastër psikologjike dhe fizike”, u shpreh një student.

Në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë mbërriti edhe deputeti demokrat Luciano Boçi për të kërkuar largimin e policëve, por studentët nuk e mirëpriten dhe kërkuan largimin e tij.

Protestës së studentëve të Ekonomisë iu bashkua edhe një grup studentësh nga Universiteti i Mjekësisë. Studentët këmbëngulin se do të vijojnë ngujimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Ne nuk jemi huliganë që ta kanalizojmë protestën në dhunë, prandaj zgjodhëm këtë mënyrë për t’i treguar të gjithëve që ne jemi të vendosur për protestë dhe do qëndrojmë këtu derisa kushtet tona të plotësohen”, tha studentja.

“Personalisht jam i vendosur që të rri këtu jo në orët në vazhdim, por deri në plotësimin e 8 kërkesave”, u shpreh një tjetër./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono