Ngjela: Rama duhet të ishte nën hetim, shkon nga një varrim në një tjetër duke fshehur diçka

08:05 | 28/12/201908:050

I ftuar mbrëmjen e djeshme me gazetaren Mirela Milori, Avokati Spartak Ngjela tha se Prokurori i ri i Përgjithshëm Olsjan Çela është i aftë profesionalisht dhe se e ka nisur mbarë punën.

Sipas Ngjelës, Kryeprokurori në lidhje me ngjarjet e pas tërmetit, e ka kuptuar, dhe e ka të qartë, çfarë është bërë në këto zona. Gjithashtu Ngjela foli edhe në lidhje me diskutimin, dhe kundërshtimet e ndryshme ditët e fundit, për kreun e sapozgjedhur të SPAK Arben Kraja.

Sipas Ngjelës, Kraja nuk është i implikuar, dhe nuk ka lidhje me sigurimin e kohës së komunizmit. Ngjela theksoi se dokumentet që kanë dalë për Arben Krajën, nuk e fajësojnë Krajën, dhe se kreu i SPAK ka kaluar vettingun nga i cili ka rezultuar si i përshtatshëm.

Pjesë nga biseda në studio:

Mirela Milori: Prokurori i ri i Përgjithshëm e ka nisur hetimin dhe ka filluar me Durrësin, besoni se do arrihet kjo?

Spartak Ngjela: Po besoj, ka një rregull në karrierën e prokurorëve. Të gjithë prokurorët në perëndim, në vendet demokratike që janë përplasur me mafian kanë bërë karrierë politike. Kjo është ambicia e prokurorëve në perëndim, nuk është paraja. Prokurori i ri i Përgjithshëm është i aftë profesionalisht dhe kam përshtypjen që e ka të qartë çfarë është bërë dhe e kupton. Kam përshtypjen se kërkon të bëj karrierë, në kuptimin e mirë të fjalën duke i shërbyer shoqërisë së vet. Është i aftë dhe e ka filluar punën mbarë. Hapin e parë e ka nisur mbarë dhe profesionalisht është i aftë.

Mirela Milori: Ndërkohë është ngritur SPAK por me një drejtues të kontestuar. Ka qenë Z. Agron Tufa që ka nxjerrë një letër që e implikon Arben Krajën si hetues para viteve 90’, keni një opinion?

Spartak Ngjela: Nga ato që pashë nuk kanë të drejtë ta akuzojnë për diçka të tillë. Është hetues në vitin 1990, s’ka lidhje me sigurimin. Në 1989 ose 90’ është ndarë hetuesia e krimeve ordinere nga politika. Nuk kishte lidhje fare dhe me atë që thonë se paska dënuar 2 njerëz për shkelje kufiri pa leje, ajo është vepër penale edhe sot. Është në Itali, në Greqi, pra nga këto që kanë publikuar s’ka gjë që e implikon. Pastaj këta janë testuar nga ONM, ka kaluar vettingun.

Mirela Milori: Si e shihni ngritje e SPAK, e mendoni sinjal pozitiv të vendosjes së politikanëve përpara drejtësisë apo keni dyshime për këtë?

Spartak Ngjela: Akuza nuk do të thotë gjykim. Nuk e dimë çfarë do bëjnë prokurorët e SPAK dhe se si do strukturohen. Pozitive është që amerikanët kanë thënë se do dërgojnë 35 hetues, ajo që kuptoj unë është se do të kemi një lloj ONM-je, një suport ndërkombëtar profesional dhe mendoj se nuk do të ketë shkelje në hetim. Dua të them që korrupsioni këtu është i madh, dhe mos mendoni se hetimi dhe gjykimi i korrupsionit është i lehtë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono