Ngjarja tek “Petro Nini”, Shameti: Nuk ka lidhje me politikën

17:51 | 12/03/2019

Deputeti i PS-së Adnor Shameti  për “ABC news” është shprehu e përplasja që ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Petro Nini Luarasi” mes dy familjeve nga njëra dhe përmbaruesit dhe policisë nga ana tjetër nuk ka prapavijë politike.

Mirela Milori: Do doja një opinion të parë për situatën e krijuar dje dhe për përplasjen që ka patur policia dhe përmbarimi me një familje. Është çështje në gjykim e sipër. Në fakt gjykata është shprehur por banorët e kanë ri-hedhur çështjen për gjykim. Do doja një opinion tuaj.

 Adnor Shameti: Më tepër si specialisti i së drejtë do përpiqem ta jap një opinion. Në dijenitë time dhe informacionin që kam nuk ka lidhje me politikë ngjarja e djeshme. Në dijeninë time bëhet fjalë për një konflikt civil mes dy familjeve, konflikt gjyqësor dhe nuk di detaje për llojin e vendimit. Por di që kanë shkuar një grup përmbaruesish për të ekzekutuar vendimin e gjykate që duket të ketë qenë i formë së prerë mendoj dhe ka eskaluar situata në kontradikta mes palëve. Pala që e ka fituar gjyqin dhe pala që e ka humbur gjyqin. Di që reagimi i Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm ka qenë i menjëhershëm duke marrë masa për qëndrimin e policisë sado që nuk kemi të bëjmë me një konflikt ku kishte pjesëmarrje të IKMT-së apo të policisë bashkiake për prishje të një godine. Pra ishte thjesht një marrëdhënie juridiko-civile. Në këto kushte duhet të jemi të qetë të gjithë edhe opinioni publik duhet të jetë i qartë që sado është një konflikt juridiko-civil duhet të zbatohen vendimet e gjykatës dhe të shikohet nëse kemi të bëjmë me vendim të formës së prerë apo jo dhe nëse është apo jo i ekzekutueshëm./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono