Ngjarja në Elbasan, 23 vjeçari emër i njohur për policinë

08:56 | 16/01/202008:560

Gjatë natës në Elbasan, ka patur të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur 23 vjeçari Kei Piu.

Siç raporton gazetari i ABC News Aldo Kozarja, deri më tani forcat policore të komisariatit të Elbasanit kanë shoqëruar disa persona si të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

23 vjeçari është qëlluar pasi ka ndaluar me automjetin e tij tip “Land Rover”. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Elbasanit. Kanë qenë forcat policore që kanë gjetur 23 vjeçarin të shtrirë  në tokë.

Nga stafi mjekësor konfirmohet se është qëlluar me 3 plumba dhe tashmë 23 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Aldo Kozarja ka raportuar për abcnews.al se nga mënyra se si është qëlluar 23 vjeçari, policia mendon se ka qenë një atentat i mirëpërgatitur, duke parë dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë forca të shumta policie, kanë ngritur grupe kontrolli, dhe postblloqe në disa pika kryesore të qytetit të Elbasanit.

Por 23 vjeçari nuk është emër i panjohur për policinë e Elbasanit.

Në fakt ai njihet nga ana e policisë, por jo i skeduar për ngjarje të rënda. Kryesisht 23 vjecari ka qenë i përfshirë në ngjarje që kanë patur të bëjnë me lëndë narkotike.

Sakaq policia është fokusuar fillimisht tek kamerat e sigurisë, që ndodhen në zonën ku ka ndodhur ngjarja./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono