Nga janari taksa e pronës me vlerën e tregut

15:38 | 07/01/2019

Nga 1 Janari taksa e pronës do të përllogaritet bazuar në vlerën e tregut. Formula e re do të aplikohet si për shtëpitë ashtu dhe për biznesin. Por, ndërkohë që formula e re ka hyrë në fuqi në kadastrën fiskale janë hedhur të dhëna vetëm për gjysmat e pronave.

Qytetarët nga 1 Janari do të duhet të paguajnë për shtëpinë 0.05% të vlerës së saj ndërsa sipermarrësit 0.15% të vlerës së biznesit. Taksa e pronës këtë vit ka nisur të përllogaritet sipas metodologjisë së re.

Agjentin që do ta mbledhin dhe do ta përcaktojnë bashkitë.  Në Tiranë përshembull qytetarët do ta kenë në faturën e ujit. Taksë prone nuk do të paguajnë pensionistët e vetëm, familjet me ndihmë ekonomike dhe disa kategori të tjera në nevoje.

Por ndërkohë që taksa e pronës ka nisur të llogaritet sipas vlerës së tregut në sistemin e kadastrës fiskale janë hedhur të dhënat për vetëm  gjysmën e ndërtesave.

Mbi 650 mijë prona që janë jashtë sistemit parashikohet të përfshihen në të deri në fund të vitit.  Për to do të ndiqet një rregull të cilin duhet ta menaxhojë pushteti vendor.

Për apartamentet e ndërtuara para vitit ‘93, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion, vlera e taksës do të llogaritet mbi 70 për qind të çmimit të shtëpisë.

Ndërsa për ato që janë ndërtuar pas vitit 1993, taksa do të llogaritet për të gjithë sipërfaqen që shfrytëzohet për banim./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono