Nga ditëlindja në morg, detaje të reja nga aksidenti tragjik i Kavajës

13:10 | 15/05/2019

Policia ende nuk ka nxjerrë shkakun e aksidentit tragjik me tre viktima në Kavajë. Por ekspertiza e vendngjarjes ka saktësuar se gruaja që mbeti viktimë bashkë me dy vajzat, po ecnin në mes të rrugës, ku nuk lejohen këmbësorët.

Gruaja me dy vajzat e saj ishin në korsinë e dytë të rrugës hyrëse të Kavajës kur Benzi i dy të rinjve erdhi me shpejtësi.

Ato po kalonin nga njëra anë në anën tjetër dhe këtu nuk ka viza të bardha, apo sinjalistikë tjetër për të lejuar këmbësoret.

Disa metra para tyre  23 vjeçari që e drejtonte makinën, tentoi devijimin por pa shmangur përplasjen me tabelën e një karburanti.  Pamjet që po shikoni tregojnë momentin fatal. 

Të vdekur në vend mbetën 46 vjeçarja Lumturie Demrozi dhe pasagjeri i makinës Gentian Belba. Orëve të para të kësaj të mërkure ndërroi jetë në spital edhe i riu tjetër Vilson Cara.

Kurse njëra nga vajzat e viktimës Xhesika Demrozi 21 vjeçe ndodhet në spitalin e Durrësit. Fatmirësisht vajza e dytë nuk pësoi dëmtime.

Dy djemtë do të shkonin në një festë e cila niste në mesnatë. Cara i cili punonte kamarier në Golem kishte organizuar 23 vjetorin e tij. Por nuk arriti.

Rruga hyrëse e qytetit të Kavajës kalon përmes qendrave të banuara. Në të dy anët e saj ka shtëpi  dhe biznese.

Këtu, 100 metra më larg nga vendi ku ndodhi tragjedia me tre të vdekur, ka viza të bardha për këmbësore. Por banoret tregojnë se nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat e saj. Por paraprakisht është saktësuar që gruaja me dy vajzat ndodheshin në mes të rrugës, aty ku ndalohet kalimi i këmbësoreve./ABC News Albania 24/7 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono