Netët e ftohta për banorët e Thumanës, temperaturat e ulëta vështirësojnë jetën në çadra

18:00 | 06/01/202018:000

Me ftohjen e motit, vështirësohet akoma më shumë edhe jetesa për banorët e Thumanës, të cilët prej më shumë se një muaji jetojnë në çadër. Këta banorë nuk kanë pranuar të braktisin shtëpitë dhe të strehohen në hotele pasi kanë bagëti dhe duhet të kujdesen për to.

Banorët e Thumanës që jetojnë në çadra, kaluan një natë tepër ftohtë.

Kjo është  Xhume Jangozi. Ajo bashkë me fëmijët e saj të mitur jeton prej më shumë se një muaji në çadër.

Temperaturat e ulta, përgjatë këtyre dy ditëve e kanë vështirësuar më shumë qëndrimin e saj dhe të fëmijëve në këtë çadër.

Në një tjetër çadër, me kushte aspak të favorshme për të përballuar të ftohtin e dimrit, jeton edhe familja Xhixha. E zonja e shtëpisë shprehet se dita ditës situata e tyre vështirësohet më shumë.

Pranë familjes Xhixha ndodhet familja e Ndue Bakës. Vajza e tyre e madhe është me aftësi të kufizuara. Nëna e saj tregon për peripecitë që po kalon prej një muaji

“Në hotel nuk shkoj dot me vajzën se ngrohet me zjarr pasi  kondicioneri i than ajrin”.

Në të njëjtën situatë janë edhe shumë familje në këtë zonë, të cilët duhet ti kalojnë këto ditë të ftohta Janari në ambient aspak favorizues. Seit Mirdita ka menduar qe familjen e tij ta strehojë në kasollen e bagëtive.

Edhe pse qeveria u ka ofruar bonusin e qerasë, banorët deklarojnë se ata nuk mund ti braktisin shtëpitë pasi kanë bagëti dhe duhet të përkujdesen për to./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono