Nesër publikohet qëndrimi i Presidentit për draft opinionin e Komisionit të Venecias

11:15 | 03/10/201911:150

Presidenca pritet të publikojë nesër qëndrimin e saj zyrtar lidhur me draft-opinionin e Komisionit të Venecias, që mbërriti një javë më parë në Tiranë, pas kërkesës së komisionit hetimor parlamentar për ligjshmërinë e anulimit nga Presidenti Meta të 30 qershorit, si datë e zgjedhjeve vendore.

Burime nga Presidenca i thanë ABC News se bashkë me qëndrimin e kreut të shtetit për draft-opinionin e Venecias, do të bëhen publike edhe disa pyetje që zoti Meta i drejton komisionit të Venecias për këtë çështje.

Në draft-opinionin e këtij komisioni, të përpiluar pas dërgimit të një misioni faktmbledhës në Tiranë, argumentohet se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar dhe më pas duke shtyrë datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Por “Venecia” nuk shprehet me qëndrim, nëse këto shkelje mund të çojnë në shkarkimin e kreut të shtetit. Këtë vendimmarrje Komisioni i Venecias ia lë Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Pasi të dëgjojë edhe palët e interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Institucionin e Presidentit, Komisioni i Venecias do të japë një opinion përfundimtar në 11 tetor. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono