VIDEO/ Neritan Ceka: Jemi në krizë sistemi, nuk i kuptoj partnerët ndërkombëtarë që s’flasin

23:01 | 12/02/202023:010

Duke analizuar situatën ku gjendet vendi prej disa muajsh, Neritan Ceka deklaroi në studion e “Byro Politike” se nuk jemi në krizë politike, por në krizë sistemi. Si njohës i mirë i politikës, Ceka u shpreh se sot kemi një është pushtet të ligjshëm, por jo demokratik. “Nuk i kuptoj partnerët ndërkombëtarë që nuk reagojnë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se si mund të zgjidhet kriza ai u shpreh se “jemi asgjëkundi dhe shkojmë drejt asgjëkundit. Sot jemi në krizë sistemi që nuk zgjidhet. Mund të zgjidhet me zgjedhje të parakohshme, por ata që duan të vijnë (PD) nuk janë të përgatitur. S’kanë paraqitur deri më tani një alternativë për të dalë nga kriza e sistemit.

Sot kemi një parlament kushtetues, por që nuk funksionon.  Edhe pushteti lokal është i ligjshëm, pavarësisht se kush janë personat e zgjedhur. Ata firmosin fonde publike, marrin vendime dhe s’kanë për të dalë ndonjëherë në gjyq, edhe sikur Kushtetuesja të thotë se Presidenti kishte të drejtë për dekretin e zgjedhjeve lokale.

Pra kemi pushtet të ligjshëm, por jo demokratik. Këta që quhen partnerë nuk i kuptoj se si nuk reagojnë për këtë pushtet jo demokratik që është instatuar në vend”, u shpreh Neritan Ceka. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono