Nërhyrje me helikopter për të kapur shqiptarin

22:30 | 24/02/201922:300

Një shqiptar i Kosovës i identifikuar si Jeton N. 42-vjeç, është kapur nga policia në Austri gjatë një kërkimi në shkallë të gjerë, ku u desh edhe ndërhyrja me helikopter.

Ai akuzohet se ka plagosur dy rumunë, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në një kopsht shtëpie në Amstetten, të Austrisë.

42-vjeçari shqiptar i Kosovës goditi me pistoletë një 41 vjeçar rumun në stomak, si dhe plagosi lehtë një 25-vjeçar tjetër po rumun.

Pastaj Jeton N. u arratis, por u kap nga policia vetëm 70 minuta pas vrasjes. “60 zyrtarë dhe një helikopter policie ndërhynë në arrestimin e tij”, raportoi zëdhënësi i policisë Heinz Holub.

Të tre burrat e njihnin njëri-tjetrin. Dyshimet janë se sherri mund të ketë ndodhur për një femër ose për arsye parash. Aktualisht, pritet që i dyshuari të merret në pyetje dhe të zbulohet edhe motivi i kësaj ngjarje.

Por shqiptari nuk flet mirë gjermanisht dhe është kërkuar ndihma e një përkthyesi. 42-vjeçari nga rrethi i Shën Pölten është ende në paraburgim. 41-vjeçari rumun është operuar në spital dhe është në gjendje kritike, ndërsa 25-vjeçari u largua me lëndime të lehta./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono