Nëna e një nxënësi plagos me thikë mësuesen e shkollës

17:20 | 30/04/2019

Një mësuese e klasave parashkollore në shkollën fillore “7 Marsi” në Prishtinë është goditur me thikë nga nëna e një nxënësi. Gjendja e saj është e qëndrueshme, por ngjarja ka ngjallur pasiguri të nxënësit dhe prindërit e fëmijëve të kësaj shkolle.

Një nënë 38 vjeçare dyshohet se e ka goditur me thikë një mësuese në shkollën fillore “7 Marsi”  në Prishtinë.

E dyshuara menjëherë është arrestuar nga policia, ndërsa mësuesja është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Megjithatë ngjarja ka shqetësuar nxënësit e kësaj shkolle.

Të shqetësuar  janë edhe prindërit, ndërsa kanë vetëm fjalë të mira për mësuesen e plagosur.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili i uroi shërim mësueses që me dekada punon në Komunën e Prishtinës./ ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono