Nën hetim për 137 kg kokainë, Gentian Malindi ankimon nga arratia masën e sigurisë

18:06 | 09/10/201918:060

Në arrati pasi dyshohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit Gentan Malinid ankimoi masën e sigurisë “arrest me burg”.  Avokati dhe babai i Gentian Malindit, Ilir Malindi i quan akuzat e tij si hakmarrje politike nga kryeministri, për shkak të përplasjeve ndër vite. Malindi i kërkon Donika Prelës të hetojë Ardi Veliun për “shpërdorim detyre”.

Biznesmeni Gentian Malindi që është në kërkim pasi dyshohet si pritësi i 137 kilogramëve kokainë që u bllokua në Portin e Durrës pak kohë më parë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Malindi i kërkon Apelit të Krimeve të Rënda që t’i ndryshojnë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Avokati dhe babi i Gentian Malindit, Ilir Malindi pretendon në ankimim se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me ngarkesën e kokainës dhe i kërkon drejtueses së komanduar të Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela që të hetojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për shpërdorim detyre.

Avokati Malindi u kërkon përgjigje organeve të hetimit që të zbulojnë se kush e bëri dekonspirimin e operacionit, gjithashtu të hetojnë se si u vodh orizi që ishte vendosur në vendin e kokainës në sy të policëve që supozohej se po e ruanin 24 orë.

Në ankimim drejtuar Gjykatës së Apelit, Ilir Malindi ka cituar edhe një mesazh që ka shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama në vitin 2017. Pasi sipas avokatit, djali i tij po vuan për shkak të hakmarrjes politike që ka kreu i  ekzekutivit ndaj tij.

“Zoti kryeministër! Krijoni Ministrinë për tërheqjen e investimeve të huaja. Kështu eliminohen politikanët shqiptarë që fusin hundët kudo që kërkohet të investohet. Maqedonia e Veriut kishte një ministri të tille dhe u befasova që ata kishin një ministri të tillë. Jam i mendimit se shqiptarët e ndërtojnë vetë Shqipërinë. Ç’na duhen politikanët? Për të rrjepur popullin”, kishte shkruar Gentian Malindi.

“Mos e përdor këtë telefon po ta përsëris”, ka qenë përgjigja e kryeministrit Rama.

Malindi kishte shtruar 13 pyetje për prokurorinë, ku kërkon që të kontrollohet edhe gjendja psikike e oficerit të policisë së portit të Durrësit Ardian Bega, njëri prej dy personave të arrestuar për 137 kilogramëve kokainë.

Ka qenë dëshmia e këtij të fundit ajo që ka nxjerrë zbuluar biznesmenin Gentian Malindi. Në dëshminë e zbardhur nga Abc Neës Bega ka deklaruar se Malindi i kishte premtuar 200 mijë lekë që të nxirrte diçka  nga terminali i kontenierëve.

Sipas oficerit të portit kanë qenë në plepa kur e kanë kuptuar se në pako nuk kishte kokainë, por oriz. Bega ka thënë se është trembur dhe nuk e kujton ku ka zbritur Malindi. Trafiku i lëndës narkotike ishte sinjalizuar nga DEA amerikane dhe u zbulua nga policia greke.

Uniformat blu të vendit fqinj kanë bërë  zëvendësimin e 137 kilogramëve kokainë me oriz, në Portin e Pireut. Më pas kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës. Aktualisht të arrestuar janë Ardian Bega dhe Altin Myslihaka./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono