Nejmar i jep fund rebelimit dhe kthehet tek Paris Sg

17:45 | 16/07/2019

Nejmar kthehet tek Paris SG, duke i dhënë fund rebelimit të tij ndaj klubit francez. Ylli brazilian nisi përgatitjen me skuadrën franceze, por ende shpreson të kalojë tek Barcelona.

Nuk mund të jesh një futbollist profesionist dhe të sillesh si Robin Hud.

Një luftë nuk e fiton dot i vetëm, dhe të tillë si Dembele, Mbape, Kristiano Ronaldo apo vetë Nejmar, ia dolën sepse kishin një klub që i donte me patjetër.

Për Nejmarin këtë verë është ndryshe.

Ai refuzoi fillimisht të bashkohej me Paris SG, në datën e caktuar, por “kryengritja” u shua shpejt, kur sulmuesi mori vesh se Barcelona nuk kishte mundësi këtë vit për ta marrë.

Paris SG kupton vetëm gjuhën e milionave, dhe katalanasit këtë verë janë pak “ngushtë”, pasi shpenzuan për De Jongun e Grizmanin, ndërsa nuk kanë arritur deri tani të transferojnë asnjë lojtar të rëndësishëm si Kutinjo apo Dembele.

Kjo situatë bëri që Nejmar të kthehet në gjirin e skuadrës, ku vështirë se e duan, dhe të nisë fazën përgatitore në palestër.

Në pamjet zyrtare të publikuara nga vetë klubi francez, shikohet një Nejmar disi i veçuar, jo i qeshur, dhe mjaft I sforcuar në ushtrimet e tij.

Do të bëjë si do të bëjë edhe këtë vit, se verën e ardhshme, besohet që Barcelona do të verë “dorën në zemër” dhe t’ia realizojë ëndrrën e tij të tretë.

Burimet nga Franca bëjnë me dijë se katalanasit janë gati të japin Kutinjon, Dembelenë dhe 40 milionë euro, por PSG pranon vetëm në bazë në më shumë se 222 milionë eurove. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono