Negociatat për emrin, mediat greke: Athina bën pazare me Gjermaninë


17:02 | 15/04/2018

Mediat greke kanë ndezuar një debat të brendshëm sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. “Ta Nea” në një artikull shkruan se qeveria e Athinës po bën pazare për këtë çështje me Gjermaninë.

Ndërsa zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë ka hyrë në fazën finale, mediat greke raportojnë për pazare të Greqisë me Gjermaninë. Nëse arrihet marrëveshje për emrin, masa për shkurtimin e pensioneve do të anulohej për 6 muaj, si “dhuratë” gjermane për Greqinë. Për premtimin e këtillë të Berlinit për Athinën shkruan gazeta greke “Ta Nea”, duke analizuar se çfarë do të fitonte me këtë Greqia. Gazeta shkruan se kjo masë anti-krizë tashmë është votuar dhe se duhet të hyjë në fuqi nga 1 Janari i vitit të ardhshëm. Anulimi 6 mujor do t’i përshtatej kryeministrit grek, Aleksis Tsipras dhe planeve të tij zgjedhore.

Këto raportime kanë shkaktuar reagime të shumta. Opozita ka akuzuar qeverinë greke se është duke zhvilluar bisedime të fshehta. Ndërsa nga kabineti i Tsiprasit thonë se “Shkrimet mizore të përditshme nëpër media” janë të panevojshme për komentim. Nga ana tjetër në Maqedoni koordinatori nacional për në NATO-n, Stevo Pendarovski deklaroi se disa nga propozimet e deritanishme të palës greke për zgjidhjen e kontestit nuk kanë qenë aspak reale. Duke aluduar në identitetin, Pendarovski në intervistën për Radion Evropa e Lirë shtoi se në shekullin 21 është ofenduese të flitet për disa tema.

Ndërkohë, më herët kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se në bisedimet me Greqinë ka mbetur ende e hapur përmbajtja dhe përdorimi i emrit të ri. Shefi i qeverisë përsëriti se është optimist për mbyllje të shpejtë të kësaj çështje pasi ka përparim në tema si identiteti, shtetësia dhe gjuha./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono