Negociatat, Meta pas takimit me Pendarovskin: Të reflektojmë dhe të lexojmë detyrimet

13:49 | 26/10/201913:490

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një vizitë zyrtare këtë të shtumë homologun e tij Stevo Pendarovski. Ata zhvilluan një konferencë për mediat, ku folën për zhvillimin më të fundit, mosçeljen e negociatave dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Kënaqësi që tregojmë mbështetjen për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. Angazhim për integrim më të plotë të pakicës maqedonase në vendin tonë. Mos-hapja e negociatave, jo të lumtur. Do të na duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për të qenë më të besueshëm për hapjen e negociatave. Kemi diskutuar për gjallërimin e marrëdhënieve bilateriale, si në fushën e infrastrukturës hekurudhore”, tha Meta.

Kreu i shtetit tonë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bundestagut gjerman, që pavarësisht se Shqipëria nuk dëgjoi këshillat e saj, shpiku 9 kushtet në mënyrë që të hapej rruga për çeljen e negociatave për të dy vendet. Ai kërkoi reflektim edhe në Shqipëri.

“Ne shohim vetëm një alternativë që është anëtarësimi i vendeve tona në BE dhe njëkohësisht është anëtarësimi i gjithë Ballkanin Perëndimor në BE. Kjo është e ardhmja më e sigurt për të gjithë kontinentin. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të gjithë të reflektojnë. Kemi një reflektim në RMV për zgjedhje politike. Kjo tregon pjekurinë e tyre politike. Është me rëndësi që edhe këtu të kemi reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje detyrimet që duhet të mbushnim”, tha Meta.

Ndërkohë edhe presidenti Stevo Pendarovski u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë frytdhënës. Ai kërkoi që të tilla të jenë edhe në të ardhmen, prandaj në takim ishte paraqitur me një propozim.

“Marrëdhëniet me rend pozitiv. Me Shqipërinë, bashkëpunim frytdhënës, kemi sfida të përbashkëta. Detyrimi ynë është të inkurajojmë faktorin politik që të vijojnë të zbatojnë detyrat. Me rëndësi bashkëpunimi mes dy vendeve të jetë intensive edhe në të ardhmen. Propozova të mblidhen grupe miqësie për të shpalosur ide mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Procesi i ndarjes së dy vendeve për negociatat, nuk ka qenë në fjalorin tim politik”, tha Pendarovski./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono