Negociatat, Imami: Film serial, dështon për shkak të Ramës

20:29 | 15/10/201920:290

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Arben Imami, dështimi i hapjes së negociatave është për shkak të kryeministrit Rama. Fillimisht kjo ka ndodhur në opozitë dhe pastaj kur mori qeverinë, sipas Imamit.

Më tej, ish-ministri i Mbrojtjes tha se Shqipëria mund t’i kishte hapur negociatat që në vitin 2012.

“U bë film serial se ky është viti i shtatë që Shqipëria dështon për të marrë negociatat për shkak të Ramës në opozitë dhe pastaj në qeveri. Ne na duket se ndodh për herë të parë. Në fund të 2012- Shqipëria mund ti kishte marrë negociatat me kushtin e vetëm të tre ligjeve. Megjithatë po të votoheshin ligjet i fitonte negociatat. Sot pas 7 vitesh ligjet janë bërë dhe Shqipëria ende nuk i merr negociatat. Sivjet ka një shans real për shkak se SHBA janë shumë të interesuara që rajoni të balancohet politikisht për shkak të ndërhyrjeve”, tha Imami.

Në lidhje me çështjen e negociatave, sipas Imamit, opozita nuk ka si të ndikojë. Por nëse ndërkombëtarët do të kishin besim tek opozita atëherë Shqipëria nuk do të kishte asnjë shans të fitonte negociatat.

“Opozita nuk ka lidhje fare. E para opozita nuk është në vendin që duhet të ishte. Që kurse nuk është opozitë nuk mund të ndikojë si opozitë. Është opozitë siç ka vendosur ta bëjë. Sigurisht që të gjithë jemi të interesuar. Madje dhe opozita e ka thënë fjalën e mirë dhe ka bërë mirë faktikisht. Nëse opozita do të ishte e besueshme për Uashingtonin, Berlinin dhe Brukselin, Shqipëria nuk do kishte asnjë shans të hynte. Po qe se besimi te kauza e opozitës do ishte në këto vende, nuk do kishte asnjë arsye për t’i dhënë”, u shpreh Imami./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono