Negociatat, Ikonomi: Macron me refuzimin e zgjerimit, kërkon të tregojë fuqinë në territorin e vet

22:32 | 17/10/201922:320

Mbrëmjen e sotme në Mbrëmje ABC me gazetaren Mirela Milori ka qenë e ftuar Milva Ikonomi deputete e partisë socialiste. Ikonomi ka dhënë opinionin e saj në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Sipas Ikonomit vendimi tashmë i takon BE pasi detyrat e të dy vendeve janë plotësuar dhe se ky vendim nuk ka të bëjë me cfarë janë bërë dhe çfarë jo pasi të dy vendet kanë bërë shumë.

Për çështjen e azilkërkuesve, ku Franca e sjell si argument për pengimin e hapjes së negociatave, Ikonomi tha se Macron kërkon të tregojë fuqinë e vet, në territorin e brendshëm, pasi Shqipëria ka marrë masa ndaj këtij shqetësimi, dhe menjëherë kërkesat e azilkërkuesve ranë.

“Të dy vendet kanë bërë shumë. Mendoj se është një çështje që ka të bëj më shumë me kufijtë e Evropës e në fakt edhe brenda Evropës ka skeptikë lidhur me zgjerimin. Por edhe pse thuhet se Gjermanët kanë qenë më tepër skeptik për Shqipërinë, rezultoi se ata na mbështetën. Nuk po ndodh e njëjta gjë me Francën dhe më duket se skepticizmi që vjen nga Macron, vjen nga një figurë populiste, që do të krijojë brenda Francës. Ndërkohë do t’u thotë ekstremistëve të vet, që përfaqësohen nga Le Pen, t’u thotë diçka lidhur me forcën që ka ai, për të ndryshuar një politikë zgjerimi në Bashkimin Europian. Pra me pak fjalë do të tregojë fuqinë e vet në territorin e brendshëm. Të dhënat që i vijnë për kërkesat e azilkërkuesve, nuk i vijnë nga Shqipëria, por nga stacione grumbullimi të dhënash që janë evropiane, janë edhe franceze. Gjithsesi pasi ka treguar shqetësimin për këtë çështje, Shqipëria mori masa për azilkërkuesit. Mendoj që në Shqipëri po bëhet një lloj presioni mbi tregun e punës, që të mos kemi azilkërkues sepse të dhënat tregojnë që tregu i punës ka pësuar rritje. Ne po përpiqemi në Shqipëri, që ti japim shans shqiptarëve që të jetojnë në vendin e tyre. Mendoj se ky është një reflektim brenda BE, pra çfarë do bëjnë ata me zgjerimin. Mendoj që Ballkani për ata është gjithsesi një treg”, tha Ikonomi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono