Negociatat, Hahn optimist: Ka ende shanse, problem nëse jepet vetëm për një nga dy vendet

19:17 | 10/10/201919:170

Komisioneri i BE për Zgjerimin Johanes Hahn ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia kanë ende shanse për hapjen e negociatave. Duke iu përgjigjur interesit të ABC News lidhur me qëndrimin skeptik të Francës, Hahn është shprehur se kjo është tregues i progresit të dy vendeve dhe se negociatat si proces ndikohen nga problemet e brendshme të vendeve anëtare.

Në një tryezë të përbashkët me mediat nê Bruksel, komisioneri europian për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn nuk është pesimist për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn beson ende në arritjen e një kompromisi të shteteve anëtare për dy vendet. I pyetur nga ABC News lidhur me qëndrimin e Francës për shtyrjen e negociatave të anëtarêsimit në 2020 me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, komisioneri Hahn është shprehur:

Johannes Hahn, komisioner për Zgjerimin: “Ajo që po më thoni për mua do të thotê që është një progres në vetëvete. Është ende e enjte dhe ne gjendemi në fazën e fillimit të negociatave midis shteteve për këtë çështje. Kjo është shenjë e mirë sepse tregon që po kuptohet rëndësia e vendimit. Vendimet e shteteve anëtare janë shpesh të influencuara dhe frymëzuara nga çështjet e brendshme të këtyre vendeve. Kjo vlen edhe për vlerësimin lidhur me Shqipërinë, ndaj ne duhet tê shpjegojmë, të bindim, ta shohim nga një prizëm më të gjerë. Nëse jepet drita jeshile vetëm për një nga dy vendet, kjo do të jetë një problem, sepse do ketë pasoja negative për stabilitetin në rajon, lidhur me interesat e ndryshme etnike apo tensioneve midis tyre”.

Për Hahn, ndarja e vendimmarrjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë, do të ishte njê gabim shumë i madh  politik.

Johannes Hahn, komisioner për Zgjerimin: “Ndarja e dy vendeve është diskutuar këto javë jo shumë në publik, por si një mundësi për t’u konsideruar. Për mua do të ishte një gabim shumë i madh politik”.

Hahn ka edhe një mesazh edhe  për Kosovën.

Johannes Hahn, komisioner për Zgjerimin: “Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës nuk mund tê zhvillohet pa ne, pasi ka një impakt mbi të gjithë perspektivën europiane. Me fillimin e mandatit të ekipit të ri të Komisionit Europian, Josep Borrel deklaroi se kësaj çështjeje do t’i kushtohet një rëndësi e veçantë. Ne duhet të presim tani formimin e qeverisë së Kosovës”.

Komisioneri Hahn do të jetë prezent gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian në 15 tetor në Luksemburg, ku pritet të merret vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono