Në zgjedhje ose jo? Aleatët e Bashës përgjigjen

21:06 | 04/02/2019

Aleatët e PD-së të ftuar në “Byro Politike” kanë folur për protestat opozitare, por edhe çfarë do ndodhë nëse nuk rrëzojnë Ramën. Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka është shprehur se partia e tij do futet në zgjedhje edhe nëse nuk rrëzohet qeveria. “Sido që të shkojnë punët unë do shkoj në zgjedhje”, tha Duka.

Ndërsa Dashamir Shehi u shpreh se për momentin opozita ka vetëm një synim, rrëzimin e Ramës. “Unë kam vetëm një pal, kam vetëm planin A dhe pastaj do gjykoj. Ne kemi dalë për të ftuar qytetarët që të dalin në protestë për rrëzimin e Ramës”, tha Shehi.

Nga radhët e LSI-së ishte deputetja Klajda Gjosha e cila u shpreh se ishte e të njëjtit mendim me Shehin. “Sot për sot opozita ka vetëm një paln që t’i hapin rrugën Shëqipërisë për një fije dritë dhe shpresë. Sado që të planifikojmë ne duhet të kemi një target. Mos harroni se zoti Rama nuk është duke lulëzuar edhe brenda vetë PS.  Aq më tepër kur të ketë përballë popullin”, tha Gjosha.

Por gjatë fjalës së tij Duka ka folur për problemin më të madh që ka opozita sot.  “Defekti më i madh që ka opozita është se nuk i kordinon vendimet së bashku. Ndoshta me LSI me Monikën fol, me mua jo një herë.  Për dekriminalizim kemi luftuar të gjithë. Sikur kemi disfata të gjithë bashkë dhe prioritete i kemi të gjitha bashkë.  Nëse me 16 Shkurt nuk rrëzohet Rama çfarë do bëhet me 17 ose me 18 Shkurt?! Ne jemi gjithë këtë burra.  Ne duhet ta dimë se çfarë do bëhet do shkohet në zgjedhje ose jo. Jo na thotë do veprojmë duke parë e duke bërë. Po bëri të njëtin gabim është budallallik nuk është më aksion opozitar, nëse ngrihet një çadër është e pafalshme”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono