Në pritje të vendimit për Tahirin, Shehi: Mund të jetë momenti i kthesës

19:18 | 19/09/201919:180

Vendimin që pritet të jepet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahir, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi e sheh si një moment kthese për drejtësinë shqiptare.

“Gjykoj që ky mund të jetë një moment kthese për drejtësinë shqiptare që të mbarojë një periudhë pandëshkueshmërie e gjatë”, tha Shehi gjatë një interviste me gazetaren Mirela Milori në ABC News.

Sipas Shehit, është momenti që të gjithë politikanët të kuptojnë se po mbaron koha kur mund të bëje çdo gjë dhe nuk ndëshkoheshe. Kreu i LZHK-së u shpreh se kanalizimi i vendit ka pasur të njëtin efekt negativ si armët e vitit 1997.

“Unë uroj që të merret një vendim i drejtë, por të merret një vendim që t’i japë sinjal shqiptarëve, atyre që merren me politikë, që kjo punë nuk vazhdon më tej”, u shpreh Shehi.

Një defekt të drejtësisë, Shehi sheh praninë e të huajve akoma në këto institucione. Sipas tij, gjatë gjithë kohës ata kanë qenë garanci për t’i treguar dhëmbët krimit.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua këtë të enjte ndaj Saimir Tahirit, u raportua se prezent gjatë gjithë kohës kanë qenë edhe dy përfaqësues të ambasadës amerikane./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono