Në pritje të takimit me Trump, Kim Jong Un shëtit Singaporin

21:36 | 11/06/201821:360

Në pritje të takimit me Donald Trump, mëngjesin e së martës, lideri koreano-verior ka bërë një shëtitje në Singapor. I shoqëruar nga një dyzinë truprojash, Kim ka vizituar pikat kryesore të ishullit-shtet dhe ka përshëndetur të pranishmit, që kanë shfaqur interes për të. Ministri i Jashtëm i Singaporit, që e shoqëronte, ka postuar në profilin e tij në Tëitter një foto shoqëruar me diçiturën “jalan-jalan”, një term lokal i përdorur për të dalë shëtitje. Sa i takon takimit, zyrtarë të të dy vendeve kanë zhvilluar bisedime të minutës së fundit, me qëllim krijimin e një klime pozitive për samitin, që deri pak muaj më parë ishte i pamendueshëm, me dy liderët që shkëmbenin ofendime dhe kërcënime, duke rritur frikën për një luftë. Por pas një seri përpjekjesh diplomatike, tensionet u sheshuan dhe tani dy liderët pritet të hyjnë në histori. Mëngjesin e së hënës, presidenti Donald Trump u shpreh i bindur se takimi me Kim do të jetë pozitiv. Ndërsa sekretari i tij i Shtetit, Mike Pompeo insistoi se qëllimi i palës amerikane në këtë takim do të jetë çarmatosja bërthamore e Koresë së Veriut. Sidoqoftë, regjimi i Penianit, që ka qenë i rezervuar për kërkesat e tij, ka deklaruar disa herë se nuk do të pranojë vetëm veprime të njëanshme. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono