Në prag të vitit të ri shkollor, Rama viziton shkollën “Karl Gega”


20:12 | 13/09/2018

Në prag të vitit të ri shkollor Kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën profesionale “Karl Gega” në Tiranë. Shefi i qeverisë u shpreh për rritje të investimeve për zhvillimin e arsimit profesional.

Nuk i ndahet pasionit të vjeter. Kërkon të sfidoje më të mirin.

Kryeministri Edi Rama pa nga afër përgatitjet që po bëhen për çeljen e vitit të ri në shkollën profesionale “Karl Gega” në Tiranë.

“Po sistemohen të gjitha makineritë e reja”.

Kjo shkolle do të presë këtë vit gati dyfishin e nxënësve të vitit të shkuar, ndërsa Kryeministri iu tregoi mësuesve se qeveria do të rrisë investimet në shkollat profesionale.

“Kjo është rruga jonë, nuk kemi rrugë tjetër. Ne duhet të fuqizojmë shumë shkollat profesionale. E rëndësishme është që kanë filluar ta kutojnë dhe interesohen realisht. Tani problemi është që kërkesat na përballin për fuqizimin e infrastrukturës”.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë shpjegoi se synimi është kthimi i kësaj shkolle në qendër multifunksionale.

“Dhe studentët vetë të krijojnë, edhe mësuesit të japin mësim, por edhe bizneset të trajnojnë punonjësit e vet. Investim 3 mln dollare dhe përfundon në fund të vitit”.

Modeli që do të ndiqet është kryesisht ai gjerman, ku pjesa dërrmuese e punonjësve ka përfunduar arsimin profesional. /abcnews.al

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono