“Ne nuk kemi pushtuar toka, i kemi blerë…”

19:20 | 10/10/201919:200

Protesta në Unazën e re vijon pas arrestimit 3 prej banorëve protestues, që me ndryshimin e kodit penal rrezikojnë 3 vjet burg. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News gazetari Andi Qosja raporton se janë qindra banorë që i janë bashkuar protestës, e cila vijon prej 3 nëntorit të vitit të kaluar.

Lutfi Kastrati, rrëfen për ABC News se ai preket nga të dy projektet, si ai i zgjerimit të unazës së madhe dhe nga devijimi i lumit Lana.

Lutfi Kastrati, i prekur nga zgjerimi i unazës së madhe: Unaza e re momentalisht kërcënohet nga dy projekte; nga projekti i zgjerimit të Unazës dhe devijimi i Lanës. Unë kërcënohem nga të dy këto projekte. Projekti i unazës me kap një biznes, ndërsa devijimi i Lanës më kap shtëpinë, që e kam 150 metra larg.

Për ne fshihet Balla, kryetari i bashkisë dhe Ahmetaj që kanë bërë privatizimin e serave. Familja përbëhet nga 6 anëtarë, kam mbi 20 vite këtu në unzë rë re dhe nga andej nga kam ardh nuk kam asnjë pronë, as shtëpi, asgjë. Ne nuk kemi pushtuar toka i kemi blerë. Dokumentat pë legalizim i kemi bërë që në 2006. Në qershor të vitit 2009, është dhe në fletore zyrtare e kam emrin për legalizimin e pronës dhe kompensimin e pronës nga qeveria që duhet të ishte zbatuar”--rrëfen Kastrati.

Banorët kërkojnë anulimin projektit, pasi shumë prej tyre janë prekur nga zgjerimi. Disa nga banorët ishin në drejtorinë e Policisë për të kërkuar lirimin.

Sitiuata deri në këto momente vijon e qetë dhe pa incidente. Në krye të rrugës qëndrojnë makina të policisë. Ky është një marshim që do vijojë dhe sipas banorëve do vijojë deri në gjetjen e dakordësive.

Protesta mbështetet edhe nga ish deputetë të opozitës. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono