Në një lidhje me Butrintin? Flet Kiara Tito

09:45 | 09/06/2019

Nga “Doktor plastik”, tek video-klipi i ri i Butrint Imerit, Kiara Tito rrëfen dashurinë e saj për televizion dhe sqaron një herë e mirë marrëdhënie me këngëtarin nga Kosova.

Një puthje në emisionin “Top Select”, kur Kiara moderonte këtë program ishte zanafilla e një historie të plotë dashurie nëpër portale. Videoklipi “Hajt Hajt” i Butrintit, ku Kiara ishte protagoniste i fryu më shumë zjarrit. Fotoja e tyre bashkë dhe videoklipi u mor si një konfirmim për lidhjen e tyre. Mirëpo, sot e ftuar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ajo sqaroi një herë e mirë që nuk është e lidhur me Butrintin.

 “Shpeshherë kam dëgjuar këto ditë se më në fund publikuat foto, e bëtë publike marrëdhënien tuaj. Ndërkohë që nuk është e thënë që ti të marrësh pjesë në videoklipin e një shoku dhe të pohosh marrëdhënien që mund të keni përveçse shoqërore. E them me sinqeritetin më të madh, nuk ka asgjë mes ne të dyve. Nuk e di përse është keqkuptuar që prej kohës së “Select”-it nisi si thashethem dhe u vazhdua për vite me radhë. Por unë e kam me të vërtetë mik të mirë. Nuk mund ta them që më pëlqen kjo gjë “je apo s’je” se ka momente që bëhet e bezdisshme. Por do thuash ti vetë e ke fajin…”,-është shprehur Kiara.
Ndërkohë, sa i përket fansave të Butrintit që nuk e kanë shumë qejf, Kiara ka një arsye pse ndodh kjo gjë:“Edhe unë kur kam qenë e vogël kam pasur shumë qejf atë Cesc Fabregaz dhe e kisha aq inat atë të dashurën e tij”,-ka thënë Kiara./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono