Në Korrik Marsi do të jetë shumë pranë Tokës


13:48 | 20/06/2018

Marsi do të shfaqet më i shndrritshëm nga 27 korriku deri më 30 korrik dhe do të bëjë qasjen më të afërt në Tokë më 31 korrik Lajmi u publikua nga agjencia hapësinore NASA.

Marsi do të duket më i madh dhe më i ndritshëm në javët e ardhshme krahasuar me pamjet e marra prej tij në 15 vitet e fundit.

Sipas NASA-s më 31 korrik, planeti i kuq do të shkojë në pikën më të afërt të orbitës së saj në Tokë, rreth 54.6 milionë km nga planeti ynë. Kjo është distanca më e shkurtër Tokë-Mars që nga viti 2003.

Dean Regas, një astronom në Observatorin Cincinatti, i tha rrjetit të Nënë Natyrës se ngjarja e këtij viti do të jetë shumë e bukur për të apasionuarit pas yjeve.

“Marsi do të jetë i dukshëm me sy të lirë.Do të duket si një dritë ngjyrë portokalli ndricimi I të cilit  rritet në juglindje pas perëndimit të diellit. Do të jetë shumë më i ndritur se çdo yll, më i ndritur se Jupiteri, pothuajse aq i shkëlqyer sa Venusi. Dhe do ta shihni atë çdo natë në muajt e ardhshëm.

Kur Marsi dhe Toka janë pranë njëri-tjetrit, Marsi duket shumë i ndritshëm në qiellin tonë.

Afrimi më i fundit i Marsit pranë Tokës  ndodhi në vitin 2003, kur distanca ishte vetëm 55.7 milion km larg, më e afërt në afro 60.000 vjet.

Në korrik distance do të shkurtohet në 54.6 milionë km, fenomen i cili sipas agjencisë hapësinore NASA nuk do të përsëritet deri në vitin 2287. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono