“Në janar zbrazen hotelet”, Rama: Të fillojë blerja e apartamenteve, kujdes nga KÇK!

07:45 | 07/12/201907:450

Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri Edi Rama ritheksoi edhe njëherë se në janar do të fillojë zbrazja e hoteleve.

Kreu i qeverisë tha se të strehuarit në hotele duhet ti lënë këto të fundit, ndërsa do të akomodohen në banesa me qira, të paguara nga qeveria. Po ashtu Rama thekosi se në 15 dhjetor është afati i fundit që familjet më të prekura nga tërmeti të futen në shtëpi të re.

Hotelet në janar do fillojnë të zbrazen nga të gjithë. Mos harroni në datën 15 është afati fundor për të sistemuar në shtwpi familjet më fatkeqe, për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi edhe ata kalamaj që isha unë mbrëmë duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur mënyra që të kujdeset për njërin që e ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët, duhet të gjejmë një kujdestar se nuk mund ti japim celsat një fëmijë, daja jeton në Angli ka ardhur përkohësisht. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar, e të gjithë kujdesin e nevojshëm. Asnjë nga ata që e kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura nuk duhen të shkojnë më atje, të gjithë do i sjellim këtu”, tha Rama.

Po ashty kryeministri deklaroi se duhet të fillojë blerja e apartamenteve të reja.

“Durrësi është pak më problem. Po përgatitet edhe thirrja për të dhënë leje për blerjen e apartamenteve. Çështje e pak ditëve. Është e rëndësishme të informohet publiku me një thirrje për ata që kanë apartamente stok me një çmim të ulët. Do marrim çmimin më tavan të ulët që do të përcaktojmë, përndryshe nuk do të procedojmë. Nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se puna për rindërtimit e lagjeve të reja duhet të nisë shumë shpejt, po ashtu edhe verifikimi i tokave ku ato do të ndërtohen, ndërsa kërkoi sërish kujdes nga KÇK.

Duhet përgatitur për parlamentin dhe një kërkesë për shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet. Duhet të përgatiten të dhënat se ku do të ndërtohet. I jemi referuar pronës tokë-shtet, por KÇK ka bërë të veten, në kohën kur kemi bërë punë të tjera në gjithë këtë kohë dhe duhet verifikuar në hipotekë çdo pronë. Që mos të gjendemi me surpriza, kur të shohim që është tokë e cënuar dhe e kafshuar nga KÇK. Raporti duhet të jetë gati javën që vjen”, tha Rama./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono