“Ndryshimi i sistemit në një moment të dytë”, Mediu e Duka: S’na tremb marrëveshja Rama-Basha, të zgjidhim problemin e votës

17:29 | 09/01/202017:290

Aleatët e Partisë Demokratike kanë dakordësuar me kreun e opozitës, Basha që çështja e ndryshimeve në sistemin zgjedhor të jetë objekt i disktutimeve më të gjera se ato që pritet të bëhen tani në Kodin Zgjedhor. Në një intervistë për ABC NEËS, aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Agron Duka theksojnë se parësore janë fillimisht çështa e shit-blerja së votës.

“Primare duhet të jetë eliminimi i shitblerjes së votës, interferimi i procesit të zgjedhjeve dhe dekriminalizimi i politikës. Në bazë të këtij vullneti mendoj që ndërtohet çdo vullnet tjetër pozitiv për sa i përket sistemit”, thotë Mediu.

“Partitë e vogla, aleate të opozitës por edhe ato të mazhorancës nuk kanë interes në këtë lloj sistemi”, thotë Duka.

Dy aleatët e Partisë Demokratike nuk e thonë me bindje nëse vendimi për të shtyrë diskutimet për sistemin zgjedhor është një taktikë politike e kreut të opozitës, por mundësisë për një marrëveshje Rama-Basha sqarojnë se nuk i tremben.

“Ne kemi arritur ti marrim fjalën Bashës, dhe ai e ka thënë publikisht se në një moment të dytë, pasi të shohim problemet në Kodin Zgjedhor do të shohim patjetër edhe sistemin zgjedhor”, tha Duka.

“Nuk kam asnjë lloj ndroje. Po të ketë një marrëveshje jo-transparente, dëmin padyshim do ta ketë opozita, shoqëria shqiptare, dhe padyshim Z. Basha”, tha Mediu.

Në nisje të sezonit të ri politikë, Duka e Mediu i sugjerojnë opozitës të përdor armën e saj më të fortë përballë qeverisë, protestën.

“Pjesë e aksionit opozitar natyrisht do jenë ato që ne kemi bërë edhe më parë, demaskimi i qeverisjes, problematikat që ka sot vendi jo vetëm politik por edhe ekonomik”, tha Duka.

“Çështja është që opozita duhet të bëhet e madhe me qytetarët shqiptarë, kjo është shumë e rëndësishme. Opozita duhet të ndërtojë nuklin moral të shoqërisë, i cili nuk ka të bëjë vetëm me idetë por ka të bëjë edhe me gjithë asamblin e njerëzve të cilët duhet ta përfaqësojnë atë në qeverisje dhe në parlament. Veprimi i aksionit opozitar nuk është vetëm reforma zgjedhore, aksioni opozitar është padyshim bashkëbisedimi, bashkëpunimi me qytetarët, alternativa dhe njëkohësisht protesta”, tha Mediu.

Në 15 janar, Lulzim Basha do të mbledh në selinë blu aleatët e tij dhe Ekspertët zgjedhor që kanë hartuar draftin e opozitës, për të dakordësuar çdo çështje dhe për t’ia dërguar më pas atë partnerëve ndërkombëtarë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono