Ndryshimi i kufijve, reagon Komisioni Europian

21:14 | 10/08/2018

Brukseli nuk e ka kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por ka deklaruar se marrëveshja që do të arrihet mes palëve duhet të jetë realiste dhe afatgjatë.

Komisioni Europian ka deklaruar të premten se zgjidhja që mund të arrijnë Beogradi dhe Prishtina duhet të jetë realiste, e qëndrueshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ka qenë zëdhënësi Carlos Martin që u është përgjigjur interesit të mediave, nëse Brukseli e mbështet idenë për një ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. “Në takimet e nivelit të lartë, presidentët Vuçiç dhe Thaçi kanë patur bisedime intensive dhe konstruktive sa i takon procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe kanë rënë dakord për intensifikimin e tyre”, ka deklaruar Martin. Zëdhënësi ka saktësuar se në takimin e 18 korrikut, krerët e shteteve kanë shqyrtuar progresin e arritur deri më tani dhe kanë caktuar fillimin e shtatorit për të mbajtur takimin e ardhshëm.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE synon nxitjen e bashkëpunimit të përhershëm mes dy palëve dhe avancimin e tyre në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, ka deklaruar Martin. Ideja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë po përflitet gjithnjë e më shumë në Prishtinë e Beograd dhe nuk po kundërshtohet nga qarqet politike në Bruksel dhe Uashington. Ndërkohë, Rusia, aleate historike e Serbisë, ka deklaruar se çdo gjë që është e pranueshme për Beogradin është e pranueshme edhe për të. Një ndryshim i mundshëm do t’i jepte Serbisë veriun e Kosovës të banuar nga serbë dhe Kosovës jugun e Serbisë të banuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono