Ndryshimet në qeveri dhe protesta studentore në Byro Politike

10:46 | 08/01/2019

Byro Politike çeli sezonin e ri televiziv këtë të hënë me mosdekretetimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, ndryshimet në kabinetin qeveritar dhe rikthimin e protestave studentore. Të ftuar në studion e  Juli Xhokaxhi ishin Mimoza Koçiu, Preç Zogaj, Alfred Peza dhe Arian Curri.

Zogaj i konsideron drastike ndryshimet në qeveri dhe befasues propozimin e ministrave të rinj. Sipas tij Rama e ka bërë për të tërhequr vëmnedjen, duke u gjendur përballë një lëvizje të paparashikueshme që ishte ajo studentore.

Sipas Pezës është në të drejtën e kryetarit për të bërë ndryshime sa herë e shikon të nevojshme.

Gazetarja Koçiu tha se Kryeministri u shfaq si një lider i dobët përballë studentëve dhe vetmja gjë që bëri ishte të tregonte forcën me ndryshimet në qeveri.

Në këndvështrimin e Arian Currit, Meta ka gjithë të drejtën e tij si President për mosdekretimin e ministrit të ri të jashtëm të propozuar nga Rama, por edhe Rama duhet të ketë një arsye që e ka vënë aty. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono