Ndryshimet në qeveri, Bushati: Rama ka mbështetjen e PS-së

18:55 | 28/12/2018

Qeveria e re e kryeministrit Rama ka mbështetjen e plotë të Partisë Socialiste. Deklaratën e bëri deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, nga studioja e lajmeve në ABC News. Ai tha gjithashtu se me ndryshimet priten energji të reja në qeverisje.

“Sot janë njoftuar një sërë ndryshimesh. Kemi një kabinet qeveritar “Rama 2.1”. Edi Rama ka mbështetjen e gjithë grupit parlamentar të PS dhe kemi rritur të gjithë kapacitetin e qeverisjes duke pasur parasysh sfidat e reja që kemi para. Një sërë masash që ndërmerren, njerëz të rinj, që vijnë, energji të reja në qeverisje për të përmirësuar performancën, për të rritur prezantimin politik. Viti 2019 është vit zgjedhjesh në nivel bashkish në Shqipëri dhe PS, si partia më e madhe në vend patjetër që duhet të koordoniojë forcat për të çuar përpara ekonominë, dhe pse kjo për të fituar më shumë mandate”, tha deputeti.

E gjithë logjika pas ndryshimeve është fushata elektorale për zgjedhjet e vitit 2019.

“Ka një logjikë pas gjithë kësaj. Shumë nga ministrat që kanë qenë, janë edhe drejtues të qarqeve si drejtues politikë do duhet të merren më shumë me fushata elektorale”, u shpreh Bushati.

“Rama në fjalën e tij ka folur për fundin e tranzicionit të Shqipërisë dhe hyrjen nnë një fazë të re. Sot është shumë e vështirë që reformat të shfaqen brenda një 2-vjeçari dhe 4-vjeçari. Fakti që kemi një vakum të krijuar në mënyrë artificiale nga opozita që lë bosh fushën e saj, PS është mazhorancë dhe ka marrë përsipër për të drejtuar këtë vend. Nuk është bërë më e mira, por është më mirë sot se çka qenë para katër vitesh.

Duke pasur mangësi të opozitës të gjitha këto mblidhen dhe njerëzit nuk i kanalizojnë në kanalin kryesor që është opozita, por e kanë anashkaluar dhe kanë dalë vetë në rrugë. Unë shpresoj që kjo mos të ndodhë, protesta që anashkalojnë opozitën. Këtë rol e ka braktisur opozita. Qytetarët e kanë braktisur opozitën dhe dalin vetë”, tha më tej Ervin Bushati./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono