Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë 120 milion të varfër

13:00 | 26/06/2019

Sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara, ndryshimet klimatike do të shkaktojnë 120 milion të varfër të rinj Brenda vitit 2030. Po sipas këtij raporti vetëm të pasurit do të kenë mundësi t’i shmangen varfërisë

Philip Alston, relator special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka dhënë alarmin për varfërinë ekstreme dhe pasojat e saj. Planeti në fakt, rrezikon një apartheid klimatik në të cilin të pasurit kanë mjetet për tu larguar nga varfëria ndërsa pjesa tjetër e botës do të vuajë. Alston në raportimin e tij para këshillit të të drejtave të njeriut, i gjykoi masat e marra nga kombet e bashkuara sit ë papërshtatshme dhe jo të mjaftueshme për të shpëtuar planetin tokë nga tragjedia e pashmangshme

Australiani Alston është pjesë e një grupi ekspertësh të pavarur të kombeve të bashkuara. Paralajmërimi kryesor i raportit, i mbështetur në kërkimet e fundit shkencore dhe i prezantuar në Gjenevë, është se të varfrit në botë rrezikojnë të jenë më të prekurit nga rritja e temperaturave dhe nga mungesat e mundshme të ushqimit si dhe nga konfliktet që mund të shoqërojnë këto ndryshime

Parashikohet se vendet në zhvillim do të vuajnë të paktën 75 për qind të pasojave të ndryshimeve klimatike, pavarësisht faktit se gjysma më e varfër e popullsisë botërore prodhon vetëm 10 për qind të emetimit të dioksidit të karbonit.

Ndryshimi klimatik kërcënon të anulojë progresit e 50 viteve të fundit në fusha si shëndeti global si dhe reduktimi i varfërisë. Alston paralajmëroi se ndryshimet klimaterike mund të varfërojnë 120 milion persona Brenda vitit 2030. Akoma sot, shtoi ai, shumë vende po bëjnë hapa miopë në drejtimin e gabuar./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono