Ndryshimet e Tiranës prezantohen nga Veliaj në Dublin

14:57 | 27/04/201814:570

Për transformimin e Piramidës dhe ndërtimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë, kryetari i bashkisë Erion Veliaj foli edhe në Dublin. Ai u takua me arkitektë irlandezë në takimin e Fondacionit të Arkitekturës.

Ndryshimin që ka pësuar Tirana në tre vitet e fundit kryebashkiaku Erion Veliaj e prezantoi ne takimin e Fondacionit Irlandez të Arkitekturës në Dublin. Sheshi “Skenderbej”, pazari apo bulevardi i ri ishin disa nga projektet për të cilat arkitektët irlandezë shfaqën interes. Ndërsa kryetari i bashkisë deklaroi se të tjera investime do të vijojnë.

 “Ishte një kënaqësi e veçantë që prezantova disa projekte shumë cilësore të Tiranës, si transformimi i Piramidës apo Teatri i ri Kombëtar. Më në fund po e shohim Shqipërinë përtej atyre cic-miceve të vogla, në një arenë ndërkombëtare, ku shumë prej këtyre artistëve dhe arkitektëve, me krijesat arkitekturore në Tiranë, po e vënë qytetin tonë në hartë. Sa më shumë dalim përtej bahçes tonë, të zënkave të vogla, kuptojmë reputacionin që po fiton Tirana dhe Shqipëria, puna e bashkisë dhe puna e qeverisë, çka na ndihmon të fokusohemi, të ecim përpara me gjërat që na bëjnë bashkë dhe jo të përçahemi për cic-mice të vogla” 

Gjatë qëndrimit në Dublin, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim të veçantë edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney.

Në bisedë me to theksoi bindjen se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit ne Bashkimin Europian.

“Shqipërisë i duhet çdo mik, Tiranës i duhet çdo mik, dhe më vjen mirë që Irlanda, një histori suksesi se si një ekonomi totalisht rurale, me një emigracion shumë të madh, kryesisht në SHBA dhe në Angli, shumë e ngjashme me Shqipërinë, u bë një histori suksesi falë përkushtimit në integrimin në Bashkimin Europian. Shembulli i Irlandës apo i Dublinit, që ashtu si Tirana është shtëpia e 1/3 së popullsisë dhe 50% e ekonomisë së vendit, mund të jetë motor i zhvillimit dhe integrimit të vendit. Kemi nevojë dhe i meritojmë këto negociata, si mënyrë për të dëshmuar vokacionin tonë europian dhe për të vazhduar me ritme akoma më të shpejta zhvillimi”.

“New Now Next” është një program i hartuar nga Fondacioni Irlandez i Arkitekturës i lidhur me dizajnin inovativ, zhvillimin e ndërtesave e qyteteve. “New Now Next” kërkon të shpërndajë ide të reja në lidhje me çështjet bashkëkohore që mund të ndikojnë në gjeneratën tjetër./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono