Ndryshimet e klimës, stuhia “Miguel” godet Francën

23:00 | 07/06/201923:000

Ndryshimet e klimës kanë bërë që Franca dhe Spanja të goditen nga një stuhi e pazakontë në fillim të sezonit turistik. Uragani me emrin “Migel” ka zbarkuar në të dyja vendet. Në  brigjet franceze ka marrë jetën e 3 personave.

Një varkë shpëtimi është përmbysur në brigjet perëndimore të Francës, duke lënë tre persona të vdekur. Ngjarja ka ndodhur për shkak të erërave të forta që kanë fryrë deri në 129 kilometra në ero. Viktimat ishin pjesëtarë të ekuipazhit të një anijeje që ishte nisur për t’i shkuar në ndihmë një mjeti tjetër që ndodhej në vështirësi për shkak të stuhisë së njohur me emrin “Migel”.

Stuhia në fjalë preku më herët Spanjën, me erëra që frynë deri në 147 kilometra në orë dhe më pas u zhvendos drejt Francës. Dukuri të tilla nuk janë të zakonshme në fillim të verës, kur nis edhe sezoni turistik. Katër anëtarët e mbetur të ekuipazhit arritën të notonin deri në breg e të shpëtonin.

Ndërkohë, tre helikopterë dhe rreth 60 efektivë të skuadrave të shpëtimit nisën kërkimet për trupat e pajetë. Ndryshe nga Franca, erërat më të forta ishin në Spanjë, ku nuk pati viktima por vetëm u dëmtuan disa banesa në bregdetin e Galicias.

Teksa “Migel” pritet të vazhdojë ofensivën e tij në Francë edhe gjatë ditës së premte, meteorologët kanë parashikuar se erërat do të mbeten të qëndrueshme, me një shpejtësi prej 129 kilometra në orë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono