Ndryshimet e klimës, Papa apelon për energji alternative

10:15 | 10/06/2018

Papa Françesku ka deklaruar se e gjithë bota duhet të kalojë nga përdorimi i energjive tradicionale tek ato alternative. Në një takim me manjatët e naftës në Vatikan, ati i shenjtë është shprehur se të pasurit nuk duhet të abuzojnë me dëshirën e njerëzimit për energji.

Papa Françesku ka deklaruar se ndryshimet e klimës janë një sfidë me përmasa epokale dhe se e gjithë bota duhet të nisë kalimin nga energjitë tradicionale tek ato alternative.

“Qytetërimi ka nevojë për energji, por energjia nuk duhet ta shkatërrojë qytetërimin”, ka deklaruar ati i shenjtë në një takim me drejtues ekzekutivë të kompanive të naftës në Vatikan.

Mes tyre kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e grupeve më të njohura si “Exon Mobil”, “British Petroleum”, “Dutch Shell”, norvegjezia “Equinor” dhe meksikania “Pemex”. Në fjalën e tij, Papa ka nënvizuar se, shoqëria moderne, me lëvizjen masive të informacionit, njerëzve dhe pajisjeve teknologjike kërkon një furnizim të madh me energji.

“Por kjo energji duhet të jetë e pastër, e shoqëruar nga reduktimi sistematik i karburanteve tokësore”, ka thënë Papa.

Ai është shprehur se, dëshira për energji nuk duhet të japë efekte të padëshirueshme tek klima, në një kohë kur temperaturat po rriten në mënyrë katastrofike, kur ambjenti përreth po ashpërsohet dhe varfëria po rritet.

“Bota duhet të ecë përpara me një miks energjish që luftojnë ndotjen, eliminojnë varfërinë dhe promovojnë drejtësinë sociale. Sot, të paktën 1 miliard njerëz vuajnë nga mungesa e elektricitetit”, ka shtuar Papa./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono