Ndryshime në Prokurorinë e Tiranës, Preçi e Beriberi shefa seksionesh

11:00 | 12/01/2018

Pas ndryshimit të kreut të organit të akuzes në Tiranë disa ditë më parë, ndryshimet kanë përfshirë edhe drejtues të tjerë brenda kësaj prokurorie. Mësohet se Valentin Preçi dhe Kaso Berberi, komandohen shefa seksionesh në këtë prokurori.

Valentin Preçi komandohet shef i seksionit kundër pronës, kurse Kaso Berberi komandohet shef i ekzekutimeve të vendimeve penale. Të dy këta emra vijnë nga brenda prokurorisë së Tiranës. Në fillim të kësaj jave, me urdhër të Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, iu ndërpre komandimi drejtuesit të organit të akuzës në Tiranë Petrit Fusha dhe në vend të tij u caktua prokurori Dritan Rreshka./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono