Ndriçim Kulla përmbledh në një vepër studimore historinë e mendimit shqiptar

15:46 | 19/09/201915:460

25 vjet kërkime për mendimin shqiptar që nga tradita e largët ilire studiuesi Ndriçim Kulla i ka përmbledh në një vepër. Autori thotë se libri nuk është vetëm një histori ngjarjesh, por dhe e kulturës  dhe mendimit të qytetërimit shqiptar.

25 vjet kërkime për mendimin shqiptar që nga tradita e largët ilire studiuesi Ndriçim Kulla i ka përmbledh në një vepër. Autori thotë se ky libër nuk është vetëm një histori ngjarjesh, por edhe një histori  e kulturës dhe mendimit të qytetërimit shqiptar.

Studiuesi Ndriçim Kulla kërkimin mbi “Historinë e mendimit shqiptar” e ka nisur afro 25 vite më parë,  tashmë “sonda” e kërkimit të tij është thelluar në këtë vepër voluminoze.

Librin e ka ndarë në 6 periudha të cilat i shikon të integruara tek njëra – tjetra.

Rilindja sipas Kullës i kishte lidhjet e sajë  me humanizmin e katolikëve të famshëm të “5B” të veriut (Barleti, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani)

Si muzë frymëzimi për këtë vepër Kulla thotë se i ka shërbyer teza e Eqrem Cabej mbi etnogjenezën e shqiptarëve.

Historia e mendimit shqiptar është e lidhur me personalitetet  e veta  të cilët vijnë edhe në këtë libër.

Ky libër nuk është vetëm një histori ngjarjesh, por edhe një histori e kulturës dhe mendimit, të qytetërimit shqiptar. Vepra “Historia e mendimit shqiptar” është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës. /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono