Ndotja nga aktiviteti minerar po zhduk faunën e Ohrit

15:45 | 12/09/2019

Aktiviteti i industrisë minerare gjatë komunizmit më tepër dhe sot më i reduktuar ka ndotur për vite me radhë liqenin e Ohrit duke rrezikuar faunën. Specialistët e mjedisit thonë se mbetjet që përfundojnë në kohë reshjesh në liqen dhe aktiviteti klandestin i subjekteve private janë një shqetësim i patrajtuar ndër vite. 

Industria minerare në Pogradec, territori i të cilit, tradicionalisht është shfrytëzuar për nxjerrjen e qymyrit, kromit dhe hekur-nikelit ka shkaktuar ndotje të liqenit të Ohrit.

Elementë të dëmshëm,që dalin nga nxjerrja dhe përpunimi i mineralit dhe që më pas përfundojnë në liqen, po ndikon në zhdukjen e disa specieve që rriteshin në ujërat e tij. Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura ngrenë alarmin,pasi kërcënohet ekzistenca e mjaft gjallesave.

Mbetjet sterile,që përfundojnë në ujërat e Liqenit të Ohrit, tashmë nën mbrojtjen e UNESCO-s janë shqetësim i patrajtuar ndër vite edhe për Bashkinë e Pogradecit.

Problem për Agjencinë e Zonave të Mbrojtura mbetet edhe aktiviteti klandestin nga subjekte ose individë që nxjerrin krom nga galeritë e braktisura. Asnjë prej tyre nuk ka kontratë me Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura edhe pse ky është detyrim ligjor. Në Pogradec ushtrojnë aktivitet minerar katër subjekte një prej të cilëve transporton mineral të varfër në Maqedoninë e Veriut.

Duke e konsideruar industrinë minerare si një prej faktorëve kryesorë të ndotjes së Liqenit të Ohrit, është kërkuar mbyllja e aktivitetit të minierës në Gurin e Kuq. Po ashtu u është refuzuar kërkesa edhe disa kompanive të huaja për të nxjerrë mineral në zonën e mbrojtur./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono