Ndodh në Skoci! Goditi tre kuaj të policisë, dënohet tifozi i Celtic

23:49 | 22/01/202023:490

Gjykata në Glasgow dëgjoi sesi tifozi i Celtic, Kevin McGuire, shfaqi dhunë përpara një ndeshje të kampionëve të Skocisë, janarin e kaluar. Ky tifoz i Celtic është shpallur fajtor për goditjen e tre kuajve të policisë gjatë trazirave para ndeshjes së kupës skoceze kundër Airdrie.

Kevin McGuire, 36 vjeç, ishte përfshirë në incidente të dhunshme në zonën përreth stadiumit “Celtic Park”, përpara ndeshjes në Janar 2019. Dhe ai tani është shpallur fajtor se shkaktoi vuajtje të panevojshme kundrejt tre kuajve të Policisë.

“Policia po reagonte në mënyrë që të parandalonte trazirat nga grupi i tifozëve të Celtic,” tha Sherif John McCormick për McGuire. “Kjo ishte një çështje tejet serioze, duke qenë se një pjesë e grupit sulmoi policinë duke hedhur raketa, duke pështyrë dhe duke grushtuar kuajt e policisë”.

McGuire më parë ishte ndaluar nga të gjitha bazat e futbollit në Mbretërinë e Bashkuar për akte të dhunshme, një fakt që sherifi u referua në aktgjykimin e tij. McGuire gjithashtu u dënua për sulm ndaj dy oficerëve të policisë dhe veprimit në një mënyrë kërcënuese dhe abuzive. Rreshteri Mark Stewart veçoi McGuire si një nga nxitësit kryesorë të dhunës dhe përshkroi se si u sulmua kali i tij, Oban.

“Kur mbërrita atje, tifozët e Airdrie po bllokoheshin për të hyrë në stadium nga tifozët e Celtic. Kishte familje që përpiqeshin të futeshin brenda dhe tullat dhe raketat po binin, si dhe pështyma dhe cigare të ndezura. Ishte shumë agresive dhe kjo ishte trazira më e madhe që kisha parë ndonjëherë.

“Unë i kërkova atij [McGuire] të lëvizte dhe ai grushtoi kalin tim në surrat, gjë që bëri që ai të reagonte. Ishte një grusht i plotë dhe ai grushtoi gjithashtu kalin e policisë Glasgow në fytyrë.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono