Ndikimi, po nënvlerësohet zakoni i Kremlinit për të blerë politikanë europianë

17:45 | 15/07/201917:450

Në një intevistë për Euronews, zv/presidentja e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Vesela Tkerneva, shprehet e bindur se po nënvlerësohet zakoni i Rusisë për të blerë politikanë në Europë.

Vijojnë polemikat rreth dyshimeve për marrëdhënie të rrezikshme mes Legës së zv/kryeministrit italian Salvini dhe Moskës. Në Rusi ekziston një ideologji politike e cila justifikon ndërhyrjet në politikën e kontinentit të vjetër.

Në një intervistë për Euronews, Vesela Tkerneva, zv/president e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë flet pikërisht për ndërhyrjet e Kremlinit. Sipas saj doktrina euroaziatike është një kombinim i gjeografisë me vlerat.

Sipas saj bëhet fjalë për vlera konservatore që tërheqin shumë persona. Janë vlera të cilat përpiqen të mohojnë iluminizmin europian dhe të gjithë atë që Europa ka fituar për të drejtat e njeriut, liritë individuale dhe lirisë së medias.

Ajo thekson se ka shumë persona në Kremlin, të cilët besojnë se me një axhendë anti-homoseksuale, nacionaliste, kundër rregullave europiane dhe që mohon të drejtat e njeriut do të ndajnë Europën. Dhe do ia dalin duke e ndarë atë nga brenda.

Pikërisht në këtë kuadër, ajo mendon se duhet krijuar një lloj kordoni shëndetësor rreth atyre politikanëve europianë që janë shumë miq me Moskën. Sidomos në Parlamentin Europian dhe në institucionet e tjera europiane. Ajo shprehet qartë se ata që janë miq të Rusisë e zgjedhin këtë për arsye financiare.

Ndër të tjera, ajo shprehet e bindur se po nënvlerësohet zakoni i Rusisë për të blerë politikanë në Europë, duke përhapur në këtë mënyrë sferën e saj të ndikimit. Kjo taktikë aktualisht po funksionon pasi ka shumë njerëz që besojnë se Europa duhet të jetë më sovrane./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono