Ndihmat e Kosovës për zonat e prekura nga përmbytjet


20:11 | 07/12/2017

Qeveria e Kosovës dhe forcat e sigurisë së Kosovës kanë vënë në dispozicion të zonave të përmbytura mjete të rënda dhe asistencë teknike edhe për ndërtimin e urave të dëmtuara nga moti i keq. Disa ditë më parë Kosova ka dhuruar edhe ndihma në ushqime për familjet dhe gjënë e gjallë.

16 kamionë dhe mjete të rënda kaluan përmes Doganës së Morinës në Kukës.
Destinacioni i tyre janë zonat e përmbytura.

Qeveria e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë akoorduar ndihma në mjete dhe asistencë teknike për familjet që u prekën nga vërshimi i lumit Vjosë.
Ata do të bashkëpunojnë për ndërtimin e urave që u dëmtuan nga përmbytjet e diteve të fundit.
Për ti pritur në doganë shkoi zëvendës shefi i shtabit të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Dedë Prenga. Ai falenderoi qeverinë dhe forcat e sigurisë së Kosovës për kontributin dhe mbështetjen e tyre.

Gjeneral brigade dhe zëvëndës shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Dedë Prenga: “Qeveria e Kosovës dhe forca e sigurisë së Kosovës i është gjendur vendit tonë dhe personelit në nevojë, sidomos në zonën e qarkut Fier-Vlorë në ndihmë e mbështetje morale e materiale. Kjo që shihni është një pjesë e ndihmës, mbështetjes, e qeveria e Kosovës ka dhënë dhe vazhdon të japë për njerëzit në nevojë dhe për të gjithë strukturat e tjera të gjendura në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por kryesisht ato teë goditura meë rëndë siç është qarku i Fierit dhe qarku i Vlorës”.

Gjeneral Lejtnant i Forcave të Armatosura të Kosovës, Rrahman Rama, tha se u morën masa në kohë rekord për t’iu ardhur në ndihmeë qytetarëve të Shqipërisë.

Gjeneral Lejtant, Rrahman Rama: “Bazuar në ligjet tona për dizlokim, për aktivitete humanitare, janë marrë të gjitha masat dhe ne, me ato mundësi dhe me ato kapacitete që kemi, do t’ju dalim në ndihmë autoriteteve shqiptare dhe në këtë rast ushtrisë shqiptare që sado pak ti sanojmë ato dëmet që kanë shkaktuar peërmbytjet e fundit”.

Kjo është hera e tretë në pak ditë që në drejtim të territorit të Shqipërisë kanë udhëtuar ekipe profesionistësh të emergjencave, asistencë teknike si dhe kamionë me ushqime në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet./abcnews.al

 

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono