NDESHJET E DITËS/ Superiorja “flakë”, sytë në Ballsh dhe Gjirokastër

08:21 | 09/11/201908:210

Tirana u ndal një ditë më parë me Vllazninë dhe janë dy skuadrat që sot do tentojnë ta parakalojnë në renditje. Bylisi synon të “blindojë” vendin e dytë në klasifikim dhe përkohësisht mund të marrë vendin e parë. Për këtë duhet të mposhtë Skënderbeun, që e ka thyer edhe në Korçë.

Dovedan nuk ka Bicajn të dëmtuar, por kjo nuk shikohet si problem. Fitores me Vllazninë ballshiotët do synojnë t’i japin më shumë vlera me një tjetër triumf. Nga ana tjetër korçarët me plot probleme në mbrojtje do të duhet të përballojnë energjinë e lojtarëve të Bylisit.

Takimi tjetër i ditës në Superiore zhvillohet në Gjirokastër. Luftëtari i parafundit pret Teutën, skuadër kjo që pretendon titullin kampion. Obvjektiva të ndryshme, por në fushë nuk kanë shumë rëndësi. Durrsakët kanë pasur probleme me shënimin e golave dhe me skuadrat poshtë tyre në renditje, por sot nuk lejohet rezultat tjetër veç fitores.

I dënuar në fakt është edhe Luftëtari, që synon qëndrimin në Superiore. Fitoret në shtëpi janë shumë të rëndësishme për këtë. Për t’u përmënuar janë mungesat te bluzinjtë. Fili është i pezulluar nga klubi, kapiteni Rapo ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, kurse Demo është i dëmtuar. Shumë mungesa për një ekip si Luftëtari.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E shtunë, më 9 nëntor 2019, ora 13:30

LUFTËTARI-TEUTA
Luftëtari:
Paiteris, Lala, Isufaj, Kukaj, Qato, Accka, Hyseni, Prikas, Lika, Dushkaj, Vyent. Trajner: Giorgios Marantasa
Teuta: Frashëri, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbbja, E. Vila, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi

BYLIS-SKËNDERBEU
Bylisi:
Hidi, Ymeralilaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Hadroj, Qardaku, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Vitija Pëllumbi, Essien, Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono